Të dashur miq, nxënës, studentë, programues, adhurues të IT-së,

Dëshirojmë që të ndajmë me ju lajmin për garën mbarëkombëtare të ICT-së Albanian ICT Awards si dhe t’ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë garë.
Aplikimet janë të hapura deri më 31 Mars 2016 dhe mund të nominoni qoftë një person të talentuar që njihni më mire apo të kandidoni drejtpërdrejtë me projektin tuaj në 7 kategoritë e ndryshme të cilat mund ti gjeni këtu www.ictawards.org.

ICT Awards ne bashkepunim me Institutin “Hary Fulltz” dhe “Ofiçina” organizojne Workshop me disa nxenes dhe studente te shkollave te mesme me date 18 Mars 2016
Vendi: Instituti “Harry Fultz” ora 18:00

Për të mësuar më shumë mbi kategoritë e konkurimit, ju mund të shkarkoni broshurë informative në vijim në të cilën do të gjeni informacione të detajuara.
http://ictawards.org/2015/wp-content/uploads/information/AlbanianICTAwards-IV-Alb.pdf

Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze të aplikacioneve të pranuara – përzgjedhje e realizuar nga një juri e kualitetit superior, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit – një ekip vlerësues i përbërë nga personazhet më të spikatura të TIK-ut Shqiptar, e pajisur me njohuri dhe vlera superiore të fushës respektive.

Juria do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.

Nxitoni të aplikoni Afati I fundit: 31 Mars 2016

INFO:
www.ictawards.org
https://www.facebook.com/ictawards.org/
https://www.youtube.com/user/ICTSMEDIA
https://twitter.com/awardsict